“Mund të ndodh edhe kështu”/ Zbardhet skenari, Premier League mund të mbyllet me formatin e Botërorit

Në Angli e duan futbollin, padyshim që po. Flasim për djepin ku lindi dhe u rrit loja më popullore e globit. Pezullimi i së cilës ishte lajmi më I keq për tifozët, akoma më i keq se skuadra e tyre të humbiste një finale. Në situatën e krijuar nga virusi Covid-19 po mendohet të nxirret më e mira. Flasim këtu për rifillimin e Pre,ier League.

Ndonëse në Angli regjistrohen deri më tani 25 000 të prekur nga Koronavirus, nga të cilët rreth 1800 janë viktima, po synohet që futbolli të rikthehet. Kjo për shkak të numrit të lartë të tifozëve, miliardave euro nga të drejtat televizive dhe reklamat, gjendjes ekonomike të klubeve, por edhe se në Angli thjesht e duan futbollin. E për të arritur në këtë pikë, mediat britanike kanë zbuluar një nga skenarët e mundshëm të Federatës.

“Premier League të luhet si kampionati i Botërorit. Ndeshje çdo ditë. Jo tifozë në stadium. Të gjitha ndeshjet të transmetohen live për tifozët. Fillojmë në Qershor, përfundojmë në Korrik”. Kjo është pikërisht zhurma e këtyre ditëve që ka trazuar mendimet e tifozëve. Gjithçka të luhet shpejt dhe pa tifozë. Duke shkelur kështu një rregullore të Premier League e cila nuk i trasmeton të gjitha ndeshjet në Tv, për të nxitur tifozët të shkojë në stadium.

Në këtë mënyrë gjithçka duket e thjeshtë të ndodhë por ka dhe një problem madhor. Në fakt janë disa. E para janë mediat që do trasmetojnë ndeshjet. Askush nga to nuk është e përgatitur me gazetart e nevojshëm, operatorët apo me staf teknik të mjaftueshëm për të trasmetuar e raportuar çdo ditë e madje të gjitha ndeshjet. Më pas janë lojtarët. Në raset e dëmtimit askush nuk mund të shkojë në spitale por duhet të ngrihen klinika të posaçme. Stadiumi dhe gjendja e fushave të tyre për të përballuar atë ngarkesë si dhe stafi i tyre teknik. Për të mbërritur te problem i fundit: “Po nëse një fotbollist rezulton i infektuar gjatë zhvillimit të ndeshjeve në këtë format”? Pra çdo gjë mbetet për tu mirëmenduar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *