Mund të kthehet në Superiore? Sindrit Guri: Kam pasur shumë oferta, në Belgjikë na ndaloi policia

Sindrit Guri nuk ishte në formë të mirë dhe nuk po gjen veten në Belgjikë edhe përpara se të mbyllej për shkakun e Koronavirusit. Në një intervistë për “Fan Zone”, ish-sulmuesi i Kukësit ka folur edhe për një opsion të mundshëm për t’u kthyer në Superiore, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Ostende në merkaton e radhës.

“Në Belgjikë është mbyllur çdo gjë dhe mund të dalësh vetëm pak për shëtitje dhe të blesh diçka. Këtu dal për vrap sepse këtu ka edhe det. Kemi kërkuar edhe të stërviteshim, por nuk na la policia. Por situata nuk është si në Shqipëri që të ndalojnë. Tani te Ostende pritet që të ndryshohet presidenca dhe unë do të marrë vendimin tim. Shpresoj që në verë të ndryshoj ekip. Të kthehem në Shqipëri? Kam pasur shumë oferta nga ekipe të tjera dhe kurrë nuk mund të thuhet kurrë, por mendoj që të vazhdoj sërish në Europë”, tha Guri. /Sport Ekspres/