Müller ka një ide si të festojë golat

0

 

Për Tomas Mylerin, asgjë nuk ka kufij në futboll, por edhe jashtë tij. Shakaxhiu më i madh i Bajernit ka një famë ndërkombëtare për humorin e tij universal (madje edhe me pantomimë). Kështu, kampioni i botës ka deklaruar se nuk ka asnjë kundërshti për mënyrën e veçantë dhe të pazakontë të festimit të dy lojtarëve të Dortmundit, Marko Rojs dhe Pierr-Emerik Aubamejang, për golat e shënuar në derbin e Ruhrit në fundjavë. Verdhezinjtë triumfuan me rezultat 3-0 në “Signal-Iduna Park” dhe për të nxitur edhe më shumë tifozët e flaktë ata veshën maskat e personazheve të Batmanit dhe Robinit. “Mendoj se ishte diçka gazmore”, – tha Myler në konferencën për shtyp të kampit bavarez para ndeshjes kundër Braunshvajgut në Kupën e Gjermanisë (nesër, ora 20:00). “Ne jemi futbollistë dhe duhet ta argëtojmë turmën. Ata (Rojs dhe Aubamejang) nuk kanë dëmtuar ndokënd dhe kanë dhuruar ‘show’”, – shtoi 25-vjeçari.

Ideja – Myler, i cili shpeshherë është këshilluar që pas përfundimit të karrierës si futbollist të tentojë përfshirjen në kinematografi, mund ta imagjinojë veten mjaft mirë duke festuar golat e tij si një hero i librave komikë. Madje, ai u shpreh se mund të vishet si personazhi Laki Luk i filmit vizatimor “Western” me të njëjtin titull. “Pse jo? Unë jam i hapur! Mbase në ndeshjen e ardhshme do të festoj si Laki Luku. Prisni çdo gjë prej meje!” – paralajmëroi mjeshtri i shakave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here