Muhamed Ali dhe historia si i shpëtoi jetën një personi

Muhamed Ali, është thënë gjithçka për të, është boksieri më i madh në histori (56 fitore e 5 humbje), me arritje të pabesueshme në ring dhe fjalë të fuqishme që kanë frymëzuar miliona njerëz.

Shumë prej nesh dinë që emri i tij i vërtetë është Cassius Marcellus Clay Jr., thuajse të gjithë e mbajmë mend shprehjen “Qëndro në ajër si një flutur, thumbo si një bletë”, ndoshta dikush mund të dijë që ditëlindja e legjendës është sot, por pakkush e di që një herë Muhamed Aliu i ka shpëtuar jetën një veterani të luftës në Vietnam i cili donte të vriste veten.

Bëhet fjalë për një ngjarje në fillim të viteve ’80, kur Aliu ishte në Los Anxheles, fotografi i tij e telefonoi duke i treguar se diçka po ndodhte dhe se duhej të bënte diçka. Një rastësi, apo një mundësi e mirë për publicitet? Një spot kundër luftës në Vietnam? Askush nuk e di realisht.

Shumë njerëz para një ndërtese, ku në majën e saj ishte dikush i cili donte të hidhej, duke bërtitur: “Jam një njeri pa vlerë, do të hidhem”.

Muhamed Aliu doli vullnetar dhe ofroi ndihmën e vet, ndërsa më pas shkoi në katin e nëntë. “Jam vëllai yt, dua të të ndihmoj”, i tha personit fatkeq që nuk dëshironte të jetonte më. Ky i fundit e njohu legjendën e boksit, u fut brenda dhe nisi të qante. 20 minuta në pritje, Aliu bisedoi me personin fatkeq dhe ia ndryshoi mendjen, duke e bindur të mos bënte vetëvrasje, sepse jeta është e shenjtë dhe askush nuk duhet të dorëzohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *