Muca zbulon pak nga trajneri i ri: I kthyem reston Partizanit, Egbo nuk do të jetë i pari i Tiranës

Sa shumë pritje për të mbërritur në këtë ditë, atje ku Tirana ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Partizanit në “Air Albania”. Një ndeshje që dhuroi gjithçka, mes golave dhe emocioneve të jashtëzakonshme për futbollin shqiptar.

Kapiteni i bardhebluve ka folur mes emocioneve për fitoren e marrë në derbi. Gjithashtu për “Supersport” është zbuluar edhe pak mbi trajnerin e ri, duke u theksuar se do të vijë një emër që ka qenë edhe më herët te Tirana.

“Nuk ka rëndësi shiriti i kapitenit, por fitorja e bukur. Ato dy fitore që na kanë marrë në kohët e fundit, ua kthyem reston. Kishte 5 vite pa fituar derbin. Këtë herë vendosëm një tjetër taktikë, atë të zemrës. Egbo nuk do të jetë trajner i Tiranës. Do të vijë në janar dikush që ka drejtuar më herët Tiranën”, tha Muca. /Sport Ekspres/