Muça: Shumica janë lojtarë skarco, nuk janë të denjë për Tiranën

Tirana po kalon një sezon të vështirë dhe nuk ka mundur që të marrë më shumë se 11 pikë në 14 javë. Skuadra bardheblu edhe këtë sezon duket e destinuar që të luftojë për të mos rënë nga kategoria pasi ekipet për Europë kanë krijuar një diferencë pikësh të konsiderueshme ne pjesën tjetër të skuadrës.

Në “Rubrikën Sportive” në RTSH, ish-trajneri i 24-herë kampionëve Shkëlqim Muça foli për situatën ku ndodhen ekipi kryeqytetas. Akuza të forta nga Muça, i cili i konsideron si skarco një pjesë të lojtarëve që sot veshin fanellën bardheblu.

Tirana është në një gjendje shumë të vështirë, si për lojë ashtu edhe për rezultate. Skuadra është e brishtë në mbrojtje. Me këtë brumë që ka, nuk është dinjitoze për këtë skuadër. Tirana duhet të thotë hapur që do luftojë për mbijetesë.”

Nuk janë lojtarë për Tiranën, është cilësi e dobët. Janë skarco. Shumica nuk e kuptojnë lojën, janë skarco si lojtarë. Pjesa më e madhe nuk janë të denjë për Tiranën.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *