Muça kurohet nga doktori i kombëtares

0

Olsi Avdiaj

Gentjan Muça është mungesa e madhe e Tiranës, por trajneri Mirel Josa shpreson që ta ketë në skuadër sa më shpejt. Zëvendëskapiteni i cili vuan nga një problem në shpinë është duke u kuruar nga mjeku i kombëtares shqiptare dhe drejtori i qendrës sanitare të Juventusit, Xhanluka Stezina. Mbrojtësi kuqezi është kontrolluar tek Stesina dhe ky i fundit e ka diagnostikuar me disa shqetësime në shpinë. Gjatë kohës së rikuperimit, Muça po bën një kurë dhe disa gjilpëra. Nëse lojtari arrin të mos ketë dhimbje atëherë për të dhe bardheblutë kthimi i tij do të jetë i shpejtë në fushën e lojës. Gjithsesi, Tirana i ka dhënë leje lojtarit që të mos sforcohet dhe të riaftësohet plotësisht. Nëse kura e parë nuk jep efekt, për futbollistin (shpresohet dhe urohet që dëmtimi të kalojë sa më shpejt) të ketë një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjikale që problemet të mbyllen një herë e mirë. Gjithsesi mjeku italian është optimist që gjërat do të mbyllen me kurën që ai i ka dhën mbrojtësit, pasi dëmtimi është bezdisës, por jo serioz. Lojtari po bën maksimumin për t’u riaftësuar plotësisht. Muça shtylla e skuadrës mungon në fushën e lojës që prej ndeshjes së fillim marsit me Korabin. Pas asaj ndeshjeje muça ka qenë duke u riaftësuar dhe gjasat janë që mund të kthehet shumë shpejt në stërvitje.

Problemet – Gentjan Muça ka kohë që vuan problemin në shpinë. Nuk ka luajtur prej dhjetorit 2016 në takimin e Vlorës, ku u dëmtua. Në fushë u kthye më 9 janar, por më pas la fazën përgatitore të Turqisë për t’u riaftësuar më mirë. Humbi takimin e parë në 2017-ës me Teutën, më pas Kukësin, por luajti me Laçin, dhe më pas sërish mungon kundër Kukësit në kampionat. Gjatë gjithë shkurtit lojtari pati probleme, derisa para ndeshjes me Skënderbeun, trajneri Mirel Josa vendosi që lojtari të riaftësohej dhe nuk do ta kthente në fushë menjëherë.

“Më shqetëson gjendja e Muçës, sepse nuk ka luajtur në formën e tij më të mirë. Ka pasur probleme fizike dhe dhimbje të shpinës. Më ka shqetësuar, pasi nuk ka luajtur në gjendjen optimale. Prej dëmtimeve dhe mos stërvitjes sistematike ai ka vuajtur. Ndaj më mirë që të rikuperohet një herë e mirë dhe të luajë dikush tjetër, që është 100 % gati. Më vjen keq, pasi do kisha një zgjidhje më shumë për ekipin. Uroj të kthehet sa më shpejt, por më parë dëmtimi të kalojë një herë e mirë”, deklaroi Josa. Prej asaj dite, Muça vazhdon riaftësimin, që pritet ta sjellë sa më shpejt në stërvitje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.