Muça: Ju tregoj gabimet e Kukësit, Partizani ka këto epërsi

Shkëlqim Muça, trajneri i njohur që ka drejtuar edhe Tiranën, kishte parashikuar një fitore të bardhebluvë një javë më parë. Në emisionin Rubrika Sportive në RTSH, i ngacmuar nëse ishte Selmani (i ftuar gjithashtu në studio) ai që i prishi parashikimin, ai thotë:

“Ma humbi Hasani (qesh). Fokusi kryesor ishte Partizani-Kukësi. Rezultati, për atë që u pa, ishte i drejtë. Kukësi e gjetur Partizanin në ditë të vështirë, u mungonin lojtarë me shumë peshë. Nuk ishin Telushi e Mala, po ashtu edhe Hebaj. Partizani e menaxhoi me kujdes ndeshjen. Pasi barazoi mund të mbyllte, por duhej më shumë besim. Kukësi në fund u shpërfytyrua. Partizanit i ngjiti ai rezultat, 9 pikë nuk janë pak”.

Rezultat i drejtë në Kukësi-Partizani? Në fillim u duk sikur Kukësi do dominonte. Luajtën nga krahët, në qendër ishte e vështirë. Partizani ishte i qetë, sidomos qendra e mbrojtjes. Partizani ishte më mirë në kundërsulme. Po ta shikosh, ata patën edhe raste e shënimit. Kukësi bëri vetëm volum. Mungesat në mesfushë e penalizuan Partizanin. Në pjesën e dytë erdhi goli i Rexhinaldos. Kukësi duhet ta kontrollonte lojën, por nuk ndodhi. Partizani mori fushë dhe shënoi. Më pas mund të mbyllte lojën dhe kampionatin. Kishte frikë të mos hapej dhe të shënonte. Po luante me kujdes. Kukësi u lodh shumë. 25 minutat e fundit nuk i mbanin më gjunjët. Veprimet më pas i kishin spontane”.

“E kam thënë se Partizani është më afër titullit. Kam qenë trajner dhe një ekip për të dal kampion ka nevojë për shumë gjëra. Duhet qetësi, menaxhim i fitoreve dhe humbjeve. Ata nuk kanë pasur tension, kurse të tjerët ka pasur probleme. Futbolli ka humbje dhe fitore. Ke të bësh me njerëz dhe duhet të dish t’i menaxhosh. Kam parë lojtarë që futen dhe japin maksimumin. Kam pasur lojtarë që futeshin dhe varnin turinjtë. Po ta shikosh si lojë, nuk ka gjë më shumë. Diferencën e bëjnë gjërat e tjera. Është fryma dhe menaxhimi. Te Tirana nuk di kush janë drejtuesit. E kanë humbur fare identitetin. Partizani i ka”.

“Trajneri duhet të vazhdonte te Kukësi, ishte në luftë për titull. Ndryshimi u bë jo në kohën e duhur. Merkato nuk më pëlqen, prishen ekuilibra. Rexhinaldo ishte lojtar kryesor, Shkurtaj do kohë, Kjo krijon pakënaqësi. Rroca njeh lojën e Shkurtajt dhe ende s’e kam parë në lojë. Merkato nuk ka qenë e goditur. Ka marrë lojtarë të mirë, por duheshin marrë me kujdes. Presidenti nuk ka folur mirë për trajnerët. Është edhe Demi këtu, nuk mund të jetë presidenti trajner”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *