Muarem shqetëson Flamurtarin, kthehet i dëmtuar në Shqipëri

Të premten Flamurtari do të presë Partizanin në Vlorë dhe që tani trajneri Shpëtim Duro ka një shqetësim madhor, sepse përforcimi më i madh i janarit, mesfushori ofensiv Muarem Muarem nuk do të jetë i gatshëm për supersfidën e parë të vitit.

29-vjeçari nga Shkupi është planifikuar si një lojtar kyç për të ndërlidhur mesfushën me sulmin kuqezi, por dje në miqësoren kundër Pogonit pësoi një tërheqje dhe “Sport Ekspres” mëson se bëhet fjalë për një problem serioz, që nuk e lejon të vrapojë.

Nesër do të kryhen kontrollet e detajuara mjekësore, por me shumë gjasa Muarem do të detyrohet të mungojë për dy javët e ardhshme, duke humbur sfidat kundër Partizanit në kampionat e kupë, por ndoshta edhe Kukësi-Flamurtari.

Gjithsesi, Duro ka shumë alternativa në dispozicion, sepse pas kapitenit Bushiç mund të luajnë Danilo Alvesh, Zhufo, Gafuri, Ardit Hoxhaj e Kamara.

Muarem në Antalia, ku takoi ish-shokët e Karabakut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *