Muaji i përcaktuar/ Mbetet vetëm data për Superioren, skenari më pozitiv i gjithë Europës

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap jetën normale përpara gjithë shteteve të tjera, falë masave të marra që në fillim, duke i ashpërsuar ato për të parandaluar COVID-19.

Superiorja pritet që të rikthehet në maj me futbollin e luajtur, ndërsa ky mund të quhet skenari më pozitiv i gjithë Europës sa i përket kampionateve, ndërsa në Spanjë dhe Itali diskutojnë për vazhdimin në qershor apo korrik. Sipas të gjitha gjasave pritet që kampionati ynë të fillojë pikërisht në maj, ndërsa pandemia parashikohet të ketë rënë ndjeshëm ndërsa do të ketë edhe 15 ditë përgatitje për ekipet. /Sport Ekspres/