“M’u duk se isha në disko”, lojtari italian rrëfen shtëpinë e shfrenuar të Ronaldinjos: Ishte plot me prostituta

Shpeshherë keni dëgjuar histori nga shumë futbollistë të cilët flasin për shtëpinë e Kristiano Ronaldos dhe mbesnin të mahnitur sesi portugezi e përgatiste veten për të mbërritur deri këtu. Për ta nisur që nga trajnerët personal e deri te kuzhinierja që ndodhej në shtëpi.

Por nga ana tjetër, Ronaldinjo është për të vënë duart në kokë, duke marrë parasysh atë që prodhonte në fushë dhe sesa i shfrenuar ishte jashtë saj. Futbollisti që tani luan te Modena, Felipe Sodinha, ka treguar kohën kur Ronaldinjo ishte te Milani dhe e kishte vizituar në shtëpi.

“Unë isha te Udineze dhe isha një mik i Siqueira, i cili papritur me prezantoi me Ronaldinhon që ishte te Milani asokohe. Do të shkonim te shtëpia e tij. Kur vajtëm nuk po e kuptoja se ku po ishim, e kuptova vetëm kur takova Ronaldinjon te shkallët. Më dukej vetja si në disko. Ronaldinjo ka qenë idhulli im, por atë mbrëmje, rrinte plot me prostitutat. Isha deri në orën 6 të mëngjesit atje dhe në 10 ishim për stërvitje”, tha Sodinha. /Sport Ekspres/