Mrekullia “Vora”, drejt ëndrrës së quajtur Kategoria e Parë!

0

 

Ndeshje e shoqëruar me tension nga fillimi e deri në fund. Vendasit e mbyllin me tetë lojtarë. Ka përplasje me gjyqtarin nga trajneri Marku dhe lojtarët!

 

Vora ka “shpartalluar” skuadrën e Adës me rezultatin 8-2, në sfidën e zhvilluar në qytetin e Shkodrës. Një duel mjaft i bukur, ku miqtë kanë dominuar edhe në saj të kualiteteve të tyre. Velipojakët nuk u kanë bërë dot ballë dhe janë detyruar që të pësojnë 8 gola nga Vora kryesuese, e cila është rikthyer në vend të parë, duke qenë se rivali i saj për kreun, Veleçiku dje e ka pasur pushim pasi në kalendar luanin me Mamurrasin e përjashtuar nga gara. Kësisoj, vorakët janë të parët pas fitores së djeshme, por ata nuk kanë siguruar asgjë, pasi kanë edhe një transfertë në Kukës.

Pjesa e dytë ka nisur me 10 minuta vonesë, Çoçja ka pasur debat me zyrtarët e ndeshjes. Duhet theksuar se, ndeshja ka qenë mjaft e tensionuar, ndërkohë që gjyqtari ka qenë mjaft i kontestuar gjatë gjithë ndeshjes dhe është parë të debatojë me trajnerin vendas por edhe lojtarët e Adës. Një tension i jashtëzakonshëm që ka sjellë edhe tre kartonë të kuq për vendasit, të cilët janë detyruar që ta mbyllin ndeshjen me tetë lojtarë, ndërsa miqtë me dhjetë vetë pasi ka pasur edhe një zënkë mes Gurit e Gjikolajt të miqve. Gjithsesi, Vora falë kualiteteve e ka zgjidhur ndeshjen e djeshme me velipojakët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.