Mrekullia që ndodhi me Aldo Teqjan, viziton Partizanin dhe i jep një motiv më shumë

Gjendja shëndetësore e Aldo Teqjas është përmirësuar ndjeshëm, teksa ditën e sotme ka surprizuar edhe ekipin e Partizanit me një vizitë në seancën stërvitore që të kuqtë ishin duke zhvilluar. Portieri i kampionëve në fuqi të Superiores ka ndjekur nga afër shokët e skuadrës së tij gjatë përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit, ndërsa pritet që t’i bashkohet grupit së shpejti.

Sigurisht që ajo e cila ndodhi me Aldo Teqjan ishte një mrekulli, teksa arriti t’i mbijetonte një tronditjeje të fortë pasi ra nga kati i gjashtë. Ndërkohë, Partizani vijon normalisht stërvitjet për t’u përballur më pas me Flamurtarin, ndaj të cilëve nuk tolerohen hapa fals, në mënyrë që të vazhdojë të ruajë kreun e Kategorisë Superiore./Sport Ekspres/