Mrekullia një hap larg, Juve skuqet në fund

Minuta e fundit shtesë, një kros në zonë, Benatia ndërhyn gabimisht ndaj Lukas Vaskez dhe penallti! Vendim i drejtë, pasi ishte faull me duar e me këmbë, por që tërboi Juventusin, aq sa kapiteni legjendar Xhixhi Bufon doli me karton të kuq për shkak se preku dhe ofendoi arbitrin anglez Majkëll Oliver.

Një hap larg mrekullisë, një hap larg legjendës, por Juve paguan shtrenjtë humbjen e thellë në Torino dhe nuk ia del mbanë në Madrid.

Kryesoi 3-0 deri në shtesë, me një Manxhukiç heroik, autor i dy golave në pjesën e parë, por edhe një Bufon madhështor, ndërsa Matuidi në minutën e 60-të vendosi gjithçka në ekuilibër total, duke tronditur keq Realin dhe Bernabeun, që ishte përgatitur për festë.

Në javën e çmendurive, Juve e tentoi dhe i shkoi shumë pranë, do ta kishte merituar të paktën të luante edhe 30 minuta shtesë, por në fund një 11-metërsh i shoqëruar me sherr masiv bëri që ëndrra të merrte fund.

Ronaldo, perfekt, nuk fali nga pika e bardhë dhe Reali kap gjysmëfinalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *