Mrekullia Laçi, fitore ndaj Lushnjës dhe vendi i tretë për festa

Të gjithë në këmbë dhe duartrokisni Laçin!

Skuadra kurbinase është një mrekulli, me emrin Gentian Mezani tani, Stavri Nica më herët dhe Pashk Laska mbi ta. Klub i organizuar shumë mirë, me një buxhet shumë më të vogël se emrat e mëdhenj të Superiores dhe me një ekip U-21.

Sot bardhezinjtë mposhtën 3-1 Lushnjën, duke vuajtur jo pak e duke i shënuar golat e fitores në fund, por ishte një sukses i artë, që vlen vendin e tretë dhe konfirmon se Laçi nuk është më një rastësi, por një realitet i mrekullueshëm.

Punë, asnjë fjalë dhe shumë vrap, tani në Laç mund të krenohen.

Laçi – Lushnja               3-1

Shënues: Rexhinaldo 2′, Uzuni 77′, Xhixha 90’+1 /Sefa 42′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Nika (Xhixha 63′), Jonuzi, Bardhi (Kallaku 46′), Uzuni, Lushkja, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Lushnja: Bejte, Ruço (Meto 67′), Bufasi, Prençi, Mone, Magani (Branica 85′), Gava, Papa, Pepa, Sefa, Canka (Çela 85′). Trajner: Hysen Dedja

Kartonë të verdhë: Gjoni 45′ / Mone 82′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *