Mrekulli shqiptare, thyhet sërish Serbia!

Zvicra thyen Serbinë, shqiptarët nderojnë veten, Zvicrën dhe Shqiptarinë.

Një ndeshje epike nga Zvicra, fituese 2-1 me përmbysje në pjesën e dytë, në një ndeshje të madhe.

Pjesa e parë ishte e Serbisë, që gjeti golin dhe ishte superiore.

Në pjesën e dytë u zgjuan shqiptarët e Zvicrës dhe fillimisht Granit Xhaka realizoi një gol të mrekullueshëm, ndërsa në fund Shaqiri në kundërsulm realizoi mrekullinë, me Serbinë qr dorëzohet sërish ndaj shqiptarëve.

SERBI – ZVICËR    1-2

Shënues: Mitroviç 5′ / Xhaka 52′, Shaqiri 89′

89′ SHAQIRI, MREKULLI! Kundërsulm perfekt, vetëm me portierin dhe gol.

82′ Ivanoviç për pak sa nuk shënon autogol, për të ndalur një kundërshtar. Zvicra po dominon.

65′ Zvicra e ka ndryshuar totalisht ndeshjen, pjesa e parë është harruar.

52′ GRANIT XHAKA SUPER GOL! I MREKULLUESHËM MESFUSHORI, NJË PREDHË NGA JASHTË ZONE SHKUND RRJETËN SERBE!

PJESA E PARË – Serbi superiore, avantazh i merituar. Një gol i shpejtë nga Mitroviç, me mbrojtjen zvicerane në vështirësi, ndërsa më pas lojë e fortë, por Zvicra në asnjë moment nuk ka dominuar (dominim territorial pa vlerë) dhe rastet e pastra i ka pasur thuajse të gjitha Serbia, që në sulm është shumë e rrezikshme dhe Mitroviç e Tadiç janë në formë perfekte.

45’+1 Tadiç lëshon një predhë nga distanca, jashtë për pak. Me fat Zvicra. Ndërkohë, Matiç merr kartonin e verdhë numkër 3 të ndeshjes, të gjithë serbë!

44’ Tadiç hedh një kros të bukur në zonë nga goditja e këndit. Toshiç mund të godasë me kokë nga një pozicion i shkëlqyer, por nuk e prek fare topin!

37′ Kolarov ekzekuton një goditje dënimi, gjuajtja e tij zmbrapset. Tadiç tenton sërish nga distanca, Somer pret.

30′ Blerim Xhemaili ka shansin e barazimit, por një kros drejt zonën nga Zuber devijohet shumë pak prej tij dhe Stojkoviç eviton golin.

20′ Serbia kontrollon, është superiore. Mitroviç po e vë gjithnjë në vështirësi mbrojtjen zvicerane.

MITROVIÇ – Spektakolare forma e sulmuesit, 13 gola e 2 asiste me 15 ndeshjet e fundit me kombëtaren.

5′ SERBIA NË AVANTAZH – Matiç rrëmben topin afër zonës zvicerane dhe pason te Tadiç, i cili hedh një kros në qendër, ku Mitroviç fiton duelin me Sher dhe me kokë nuk fal.

Sfidë e zjarrtë është ajo mes Serbisë e Zvicrës, kundërshtarë të të njëjtin nivel, që e dinë mirë se fitorja në takimin direkt vlen praktikisht kualifikimin. Serbia e nisi mbarë, duke mundur Kosta Rikën, ndaj tashmë me një fitore kalon më tej, rezultat i detyruar për të mos shkuar nën presion të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Brazi
Në krahun tjetër, Zvicra ka brë gjysmën e punës, duke i marrë pikë Brazilit, ndaj edhe një barazim e kënaq ndaj Serbisë. Duket një ndeshje shumë e ekuilibruar, ku fituesi duket i vështirë për t’u parashikuar, në një sfidë që nuk premton shumë gola.

Është një ndeshje e  veçantë për shqiptarët e Zvicrës, dihet, pasi përballë është Serbia, ndaj sot është një derbi më vete, me gjithë shqiptarët para televizorit për të bërë tifozllëk për Zvicrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *