Mrekulli e Kamerunit, kampion i Afrikës

0

Futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe kjo shprehje vërtetohet çdo vit nga fenomene të rrallë, si Lester Siti në Angli, Islanda në Euro 2016, apo tani nga Kameruni.

“Luanët e pazbutshëm” të Afrikës janë kthyer “Luanë”, sepse kishin viti që nuk e meritonin këtë epitet.

Skuadra e drejtuar nga belgu veteran Hugo Bros ka fituar sot Kupën e Afrikës, duke mundur në finale Egjiptin 2-1.

Një fitore e madhe, me përmbysje, sepse egjiptianët shënuan të parët me mesfushorin e Arsenalit Elneni, shërbyer nga ylli i “Faraonëve” Salah.

U duk se mori fund ëndrra e Kamerunit, që para fillimit të Kupës së Afrikës konsiderohej si Kameruni më i keq i dekadave të fundit, pa yje dhe me moshë mesatare tepër të re.

Megjithatë, Hugo Bros deklaronte ditët e fundit se ky është një grup fantastik, ndër më të mirët që ka drejtuar në karrierë, dhe nuk paska gënjyer.

Mbrojtësi zëvendësues Nkulu barazoi në minutën e 60-të dhe sulmuesi zëvendësues Abubakar shënoi golin e fitores në të 89-tën, duke evituar shtesat, që do të ishin të padrejta, sepse Kameruni dominoi tërësisht sidomos në pjesën e dytë, me një zotërim të jashtëzakonshëm të topit (62%), 15-4 gjuajtjet drejt portës (8-2 në kuadrat) dhe 6-0 me goditje nga këndi.

Është triumfi i parë i Kamerunit pas 15 vitesh dhe trofeu i pestë në Kupën e Afrikës (1984, 1988, 2000, 2002, 2017): vetëm Egjipti ka marrë më shumë (7 trofe, në vitet (1957, 1959, 1986, 1998, 2006, 2008, 2010).

KUPA E AFRIKES / FINALE

Egjipt – Kamerun      1-2

Golat: Elneni 22’ / N’Kulu 60’, Abubakar 89’

Egjipt: El-Hadary; Elmohamady, Gabr, Hegazy, Fathi; Elneny, Hamed; Salah, Said, M Hassan (Sobhi 66); Warda

Kamerun: Ondoa; Fai, Teikeu (N’Koulou 31), Ngadeu-Ngadjui, Oyongo; Siani, Djoum; Bassogog, Zoua (Mandjeck 93), Moukandjo; Ndip Tambe (Aboubakar 46)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image