Moxhi: Vjen Starova, në janar ka revolucion

Drejtori i Partizanit, Luçiano Moxhi, ka dhënë një intervistë për Supersportin, ku ka sqaruar lëvizjet e sotme në stolin e të kuqve, n dirsa ka paralajmëruar ndryshime të mëdha.

“Folëm me drejtuesit dhe arritëm në përfundimin që Mark Juliano duhet të largohet. Ia komunikuam vendimin trajnerit dhe prej javës së ardhshme drejtimin do ta marrë Sulejman Starova, i cili njeh mirë ambientin dhe lojtarët. Nuk ishte një situatë e lehtë, trajneri merr përgjegjësi në raste të tilla, kur rezultatet mungojnë, vetëm ato nuk i dhanë të drejtë. Për fat të keq kemi pasur shumë probleme, nga dëmtimi i Çanit e deri te problemet e tjera.

“Në janar do të bëjmë ndërhyrje në skuadër. Deri atëherë, ata që e meritojnë do të qëndrojnë, kush nuk bind do të largohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *