Moxhi nuk shqetësohet: Dominuam ndaj kampionëve

Partizani u ndal te barazimi dje ndaj Kukësit dhe mbetet skuadra e vetme ende pa shënuar në kampionatin e ri. Megjithatë, Luçiano Moxhin e kënaqi loja në rritje e skuadras. Drejtori i Partizanit deklaroi për Supersportin pas ndeshjes së djeshme:

“Le të themi që skuadra sot tregoi shenja të dukshme përmirësimi për perspektivën. Unë jam i kënaqur, ndeshja u dominua nga ne dhe përballë kishim skuadrën kampione në fuqi. Problemi në thelb ishte të rimerrnim veten pas ndeshjes së parë të luajtur keq. Tani kemi treguar se kemi skuadrën e duhur me vlera, që me siguri mund të konkurrojë për vendet e para”.

“Është diskutimi i rikuperimit të lojtarëve, qendërsulmuesit, që aktualisht ka 50 minuta në këmbë, ndaj është vështirë të ketë një rendiment komplet, por duket se skuadra teknikisht dhe në aspektin e luftës sportive është dhe kjo më qetëson”.

One thought on “Moxhi nuk shqetësohet: Dominuam ndaj kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *