Moxhi: Kur shita Zidanin, kisha programuar blerjet!

0

Ish-drejtori i përgjithshëm bardhezi, Luçiano Moxhi ka bërë një përmbledhje personale klubit të Juventusit në lidhje me mënyrën sesi do sillej ai në këtë merakto,duke iu rikujtuar shitjen e Zinedin Zidan tek Reali në 2001. Këshillat e Moxhit për Juventusin fokusohen tek mënyra sesi skuadra duhet të veprojë për të shitur Pogbanë.

“Nëse Reali ja ka vendosur syrin Pogbas, atëherë mund ta konsideroni atë madrilen, sepse nëse Perez vendos për të blerë një lojtar në fund e arrin gjithmonë synimin e tij,kjo është diçka që nuk ka për të ndryshuar kurrë. Dhe nësë është e vërtetë që ka ndërmënd të ofrojë 100 milion euro për lojtarin, nuk mendoj se mbetet shumë për t’u menduar për një përgjigjje. Shifra të tilla, në këto momente, nuk mund të refuzohen, ashtu si edhe Juventusi im nuk e refuzoi ofertën për Zinedin Zidanin”.
Moxhi vazhdon duke u shprehur se problemi qëndron në programimin e mirë të këtyre shitjeve ,sepse tratativa të tilla nuk janë në nivelin për tu vendosur në momentet e fundit.Unë Zidanin e kisha shitur tek Reali shumë më herët se të bëhej publike në media dhe për më tepër kisha vënë edhe syrin tek lojtarët që do blija nga parat që do të fionim nga shitja e Zidanit. Tratativat në atë kohë u bënë kështu,”Perezit i duhej të fitonte zgjedhjet dhe më telefonoi në periudhën mes shkurtit dhe marsit dhe më tha e kishte përdorur emrin e Zidanit në fushatën e tij elektorale, që në atë pikë për mua lojtari u konsiderua i shitur. Oferta e parë nga Reali ishte 70 miliard lirash ,por në fund dita ta shfrytëzoja mirë situatën delikate në të cilën ndodhej Perez ,i cili në një farë mënyre e kishte premtuar lojtarin dhe arrita të fitoja një shumë prej 150 miliard lirash (75 milion euro). Ndërokë e kisha përqëndruar vemëndjen time tek lojtarët që dëshiroja të blija,kisha vendosur që do ishte Nedved lojtari që do të zëvëndësonte Zidanin,ndoshta ai ishte pak më pak teknik se Zidan por ishte shume më atletik dhe ai ishte drejtimi në të cilin unë doja të shkoja. Të njëjtën linjë veprimi ndoqa edhe me Bufon dhe Turamin. Lojtarët që doja të blija i kisha pikasur me kujdes dhe në fund përfundoi gjithçka ashtu siç e dëshiroja. Bufon vazhdon të luajë ende edhe pse tashmë ka arritur moshën 41 vjeçare, Turam ishte një lojtar protagonist nga sezoni 2001 deri në 2006, Nedved ka luajtur deri në 2009 dhe tani mban post drejtues,s’mund të themi që kam bërë blerje të këqija apo jo?”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.