Moxhi: Kapim vendin e dytë. Juliano? Nuk u besoj gazetave

0

Këshilltari i Demit: Luajtëm shumë mirë. Mund të shënonim golin e 3-të. Skuadra po rritet

Këshilltari i presidentit Demi, Luçiano Moxhi, e ndoqi takimin së bashku me trajnerin Sulejman Starova. Ai u fut në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe foli gjatë me lojtarët. Biseda e tij zgjati diku te 30 minuta, ndërsa italiani i kërkoi lojtarëve të vazhdonin në të njëjtën mënyrë.
BISEDA ME LOJTARËT – “Sport Ekspres” mëson një pjesë të mirë të bisedës që Moxhi bëri me lojtarët e kuq. “Më pëlqeu ndeshja që bëtë me Flamurtarin. E përballuat mjaft mirë kundërshtarin. Treguat që keni karakter përballë një ekipi me shumë cilësi. E mbyllët Flamurtarin në portën e tyre, por s’kemi çfarë bëjmë nuk shënuam dot, futbolli kështu është! Dua që të vazhdoni me këtë ritëm”, – u tha lojtarëve Moxhi.
PËR MEDIAT – Moxhi foli edhe për media në lidhje me ndeshjen e djeshme. Ai beson se skuadra e Partizanit do të kapë vendin e dytë. “Jam një ogur i mirë i Partizanit, pasi edhe herën e kaluar që isha në stadium fituam me Kamzën. Ekipi u paraqit shumë mirë kundër Flamurtarit, e dominuam ndeshjen. Mund të shënonim edhe golin e tretë, por kështu e ka futbolli. Ne fituam me ekipin e vendit të dytë dhe besoj se mund të kapim vendin e dytë nga kampionati. Jemi forcuar ndjeshëm. Do të vazhdojmë të rritemi dhe të punojmë fort”.

“Nuk e di çfarë tha Juliano, nuk u besoj gazetave”

Luçiano Moxhi u pyet edhe në lidhje me deklaratat e ish-trajnerit Mark Juliano. Ai ishte nismëtari që solli italianin në krye të Partizanit, në fakt ka një jetë që e shtyn. Juliano sulmoi në radhë të parë Moxhin me deklaratat e tij. Ky i fundit nuk kishte aspak dijeni se çfarë kishte thënë ish-trajneri i tij. “Nuk e di se çfarë ka thënë. Nuk jam i prirur t’u besoj deklaratave të gazetave dhe aq më pak të jap përgjigje, pasi nuk dua të gaboj. Nuk e di se çfarë ka thënë ai, prandaj nuk mund të hap polemika”, – u shpreh Moxhi.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.