Moxhi: Ja ku çaloi Juvja, çfarë dominimi i Ajaksit! Ju tregoj kush e fiton trofeun

Luçiano Moxhi ka tentuar të analizojë disfatën e Juventusit dhe eliminimin nga Champions Liga. Fitimi i këtij trofeu po kthehet në makth në Torino. Blerja e Kristiano Ronaldos nuk vlen, pasi një futbollist të dhuron fitore, por kupat i fiton falë skuadrës.

Bardhezinjtë treguan edhe njëherë limitet e tyre në futbollin e burrave, aty ku vijnë disa të rinj të “çmendur” dhe të dominojnë në çdo aspekt. Në prononcimin e dhënë për “TMW”, ish-drejtuesi i Juventusit dhe Partizanit tregon shkakun e asaj paraqitje të dobët të Juves, komplimentin “Harkëtarët”, insiston se duhet besuar tek Alegri dhe shpreh mendimin e tij për ekipin fitues të Champions Ligës.

NDESHJA – “Ajaksi ishte superior në shpejtësi dhe në kontrollin e topit. Juventusi nuk është në formë. Dje mungonin dy elementë të rëndësishëm si Kielini dhe Manxhukiç, por asgjë nuk i justifikon. Ajaksi i mposhti në çdo drejtim dhe e meritoi fitoren.”

CR7 – “Një futbollist nuk mund të fitojë një kompeticion i vetëm. Paraqitje e djeshme nuk ishte në nivelin e duhur, si nga Juventusi ashtu dhe nga Ronaldo. Alegri? Trajneri meriton besim. Kur fiton pak, fiton kampionatin.”

JUVENTUSI – “Bardhezinjve i mungoi forma. Dje ishin të panjohur në të gjitha aspektet. Holandezët e morën veten avash avash dhe ia dolën të fitojnë. Juvja do tentojë përsëri vitin tjetër. Duhen mbështetur shpresat e duhura, por duhet të kuptojnë se ka edhe skuadra të tjera në valle. Ajaksi qëndroi i fshehur, por jo dhe aq shumë.”

AJAKSI – “Nëse do të ruanin këtë skuadër, ata do të bëheshin shumë të fuqishëm. Atyre nuk iu plas shumë për këto gjëra dhe i shesin lojtarët më të mirë. Gjynah, por mirë për skuadrat e tjera që marrin pjesë në Champions.”

FITUESIT – “Sigurisht që Barcelona. Ata kanë Mesin, i cili është më i miri, por edhe skuadra është shumë kompakte.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *