Moxhi humbet edhe betejën e fundit

0

Merr fund edhe beteja ligjore e Luçiano Moxhit, i cili për 11 vjet ka luftuar nëpër gjykata sportive e penale, por nuk ia ka dalë mbanë.

Këshilli i Shtetit në Itali, me një vendim të publikuar dje, ka konfirmuar përjashtimin e Luçiano Moxhit nga çdo funksion në futbollin italian.

Ish-drejtuesi i lartë i Juventusit kishte humbur luftën me drejtësinë sportive, ndaj tentoi në drejtësinë penale, duke apeluar në Këshillin e Shtetit, por edhe aty nuk ia ka dalë mbanë, që do të thotë se karriera sportive e 79-vjeçarit ka marrë fund përgjithmonë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image