Moviola/ Renditja në Itali sipas gabimeve të arbitrave, Milani më i dënuari dhe Juventus ka “namin”

Në një kohë kur në ndihmë të arbritrave ka ardhur edhe teknologjia për të ulur në maksimum gabimet, këto të fundit vazhdojnë të jenë prezente dhe të ndikojnë në kompeticionet futbollistike. Serie A është një nga kampionatet ku ka pasur shumë polemika mbi vendimet e gjyqtarëve, të cilët edhe pse kanë të drejtën e përdorimit të sistemit VAR ende vazhdojnë të gabojnë.

“Calciomercato” ka sjellë edhe një listë të gjykimeve jo të drejta që arbitrat kanë bërë në këto javë kampionat, ku mund të dallohen ekipet më të penalizuara dhe ato më të favorizuara. Megjithëse Juventusi është akuzuar gjithnjë për favorizim nga gjyqtarët në Itali, në këtë renditje të medias italiane shihet të jetë favorizuar vetëm një herë, ndërsa klubet më të favorizuara janë Udineze dhe Xhenoa të dyja nga 2 herë të favorizuara.

Ndërkohë, një nga skuadrat që është prekur më tepër negativisht nga arbitrimi është Milani, të cilët së bashku me Bolonjën janë penalizuar 3 herë në ndeshjet e kampionatit./Sport Ekspres/

Java 1: (-) Fiorentina-Napoli (+); (+) Udinese-Milan (-).

Java 2: (-) Bologna-Spal (+).

Java 3: (+) Genoa-Atalanta (-).

Java 4: Nuk ka asnjë rast.

Java 5: (+) Fiorentina-Sampdoria (-); (+) Turin-Milan (-).

Java 6: (+) Lecce-Rome (-); (+) Udinese v Bologna (-).

Java 7: (+) Genoa-Milan (-).

Java 8: (+) Juventus-Bologna (-).

Renditja (ekipi – vendime në favor – gabimet kundra – balanca):

Udinese  2-0 (+2)

Genoa  2-0 (+2)

Juventus  1-0 (+1)

Napoli 1-0 (+1)

Spal 1-0 (+1)

Torino  1-0 (+1)

Lecce  1-0 (+1)

Brescia 0 – 0 (0)

Cagliari 0 – 0 (0)

Inter 0 – 0 (0)

Lazio 0 – 0 (0)

Parma 0 – 0 (0)

Sassuolo 0 – 0 (0)

Udinese 0 – 0 (0)

Verona 0 – 0 (0)

Fiorentina  1-1 (0)

Atalanta  0-1 (-1)

Sampdoria  0-1 (-1)

Roma  0-1 (-1)

Bologna  0-3 (-3)

Milan 0-3 (-3 ).