Moviola/ Milani ndihet i vjedhur, arbitri nuk donte VAR-in dhe lejoi golin e parregullt

Milani ka humbur në transfertë me rezultatin 2-1 ndaj Torinos në transfertë, ndërsa kishte gjithçka në kontroll në pjesën e parë. Gjatë 45 minutave të dyta, vendasit u rikthyen bindshëm në lojë.

Megjithatë për të përmbysur shifrat, duhej një rast si ai te goli i parë. Teksa kuqezinjtë ishin në sulm, Calhanoglu kërkon një faull për të rrezikuar kundërshtarët. Gjyqtari nuk ndan të njëjtin mendim dhe te Milani ka protesta të mëdha.

Këto të fundit shtohen kur Beloti në atë aksion gjen golin e parë. Reina do të reagonte më keq se gjithë të tjerët, duke marrë edhe ndëshkimin me karton të kuq në stol. Atje do t’i dilte gjithçka nga kontrolli Milanit, që nuk po rikthehej më në lojë, ndërsa Beloti shënoi edhe me rrofeshatë.

Por në moviolën e bërë nga “Eurosport”, thuhet se ishte një faull i dukshëm ndaj Calhanoglu. Por gjyqtari e kishte bindje të sigurt se nuk kishte kontakt, madje duke mos dëshiruar as që ta shoh te VAR-i këtë rast. “Në minutën e 73 të takimit, ka shumë protesta për barazimin e Belotit. Calhangolu kërkon një faull që nuk u akordua. Ishte mëse i dukshëm”, shkruhet nga “Eurosport”. /Sport Ekspres/