Moviola/ Interi i falet VAR-it ndaj Juventusit, vendimet për penalltinë dhe golin e anulluar

Interi dhe Juventusi janë duke u përballur në një takim që po ofron shumë emocione në Serinë A. Rezultati është i barabartë 1-1, por edhe VAR-i është bërë protagonist në këtë përballje.

Pas realizimit të Dibalës, erdhi edhe goli i Martinez nga pika e bardhë. Një moment i dyshimtë që mund të zgjidhej vetëm me VAR, pasi De Ligt kapi topin me dorë. Të dy futbollistët e kanë prekur sferën në këtë mënyrë faktikisht, duke krijuar shumë konfuzion.

Duhen shumë përsëritje të kësaj pamje, për të kuptuar edhe të vërtetën. Por sa më tepër që shihet, aq më shumë i jepet e drejtë edhe arbitrit që akordoi penallti në favor të Interit. Gjithashtu kemi edhe një gol të anulluar me komunikimin me kufje të arbitrit, në rastin e Kristiano Ronaldo. Megjithëse nuk është dashur që të shkojë te monitori, sapo sulmuesi portugez ishte duke mbyllur festën, do të mësohej se kishim të bënim me një pozicion jashtë loje, tërësisht të drejtë. Vendimi ishte i duhur, pasi këmba e Ronaldos ishte pak më tepër jashtë nga limiti që duhej. /Sport Ekspres/

 

https://twitter.com/banach_maciej/status/1180929082143453191

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *