Moviola/ Goli i dyshimtë i Partizanit, pamja e parë e nxjerr në pozicion jashtë loje Solomonin

Ashtu siç edhe pritej derbi ka dhuruar spektakël në çdo aspekt të mundshëm. Kanë mjaftuar vetëm 11 minuta dhe skuadrat nuk kanë pritur gjatë për të tundur rrjetën. Epërsia e Tiranës zgjati vetëm 4 minuta, teksa të kuqtë gjetën barazimin në minutën e 11, duke i dërguar shifrat në 1-1.

Por ky gol i Partizanit lë vend për dyshime, teksa Solomon shihet në një pozicion që mund të jetë jashtë loje. Topi i grushtuar nga Lika do të përfundonte në këmbët e Solomon, i cili dukej një të ishte para mbojtësit bardheblu, si në momentin kur Romero godet topin, ashtu edhe në atë të grushtimit të portierit kundërshtar. Por gjyqtari nuk e ngriti flamurin, ndërsa pamje të tjera mund ta qartësojnë edhe më tepër aksionin, megjithëse në pamje të parë duket si një pozicion jashtë loje milimetrik./Sport Ekspres/