MOVIOLA | Eliminim dhe polemika, Flamurtari pretendon për dy penallti (VIDEO)

Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Tiranës pati shumë polemika ndaj gjyqtarit kryesor të takimit, sidomos në minutat e fundit të sfidës. Flamurtari synonte të përmbyste atë humbje 2-0 në Tiranë dhe ishte shumë pranë, por të besuarit e Dajës nuk ia dolën që të shënonin edhe golin e dytë.

Halili u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 17’, duke lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak, ndërsa Kale shënoi dhe kaloi në avantazh Flamurtarin. Në minutat e fundit, ndeshja ishte shumë e tensionuar dhe Flamurtari kërkoi dy penallti.

Fillimisht, në minutën e 69’, Sukaj ul një top në hyrje të zonës dhe rrëzohet, por për gjyqtarin, nuk ka 11-metërsh. Flamurtari sulmoi me forca të shumta dhe sërish pretenduan me penallti. Në sekondat e fundit, Liçaj rrëzohet në zonë, por sërish nuk ka penallti. Të gjithë lojtarët e Flamurtarit rrethojnë gjyqtarin, por asgjë nuk ndryshon dhe kuqezinjtë eliminohen nga Kupa.

Pas ndeshjes kundër Kukësit në kampionat, Flamurtari sërish është pjesë e polemikave dhe ndeshjet e të besuarve të Dajës duket se nuk do të kalojnë pa pasur një moviolë të gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *