Moviola/ Bylisit i mungon një penallti para golit, dyshime edhe te 11-metërshi i Skënderbeut

Bylisi është thyer pas 10 ndeshjesh duke u mundur me rezultatin 2-3 ndaj Skënderbeut. Një përballje kjo me dinamikë të lartë ndërsa janë akorduar 3 penallti dhe ka pasur 2 përmbysje të rezultatit. Në minutën e 72 të takimit ka pasur edhe një gabim të arbitrit.

Gjatë një krosimi nga goditja e këndit një prej lojtarëve të korçarëve ka prekur topin me dorë, por nga ngeshja e madhe në zonë, arbitrit i ka shpëtuar ky rast. Padyshim që nëse do e kishte parë me vëmendje do të ishte penallti dhe karton i verdhë për lojtarin e Skënderbeut.

Ndërkohë dyshime dhe kontestime ka pasur edhe mbi rastin e penalltisë së parë të fituar nga Bregu. Më shumë se një 11-metërsh i pastër, mund të quhet i fituar me zotësi dhe “dinakëri” nga Bregu që i ka marrë maksimumin atij rasti duke krijuar dinamikën e një faulli brenda zonës. /Sport Ekspres/