MOVIOLA | Arbitri dhe penalltia që çmendi Skënderbeun, për çfarë e dha realisht? (VIDEO)

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Luftëtarit u gjykua nga një arbitër i ri, sa i përket eksperiencës, Hermal Llapra. 31-vjeçari gjykonte ndeshjen e tij të dytë në Superiore, teksa këtë edicion kishte vënë drejtësi edhe në takimin mes Kukësit dhe Luftëtarit në fazën e parë, sfidë kjo e luajtur në “Elbasan Arena”.

Në fundin e ndeshjes, trajneri Orges Shehi e sulmoi hapur gjyqtarin, për momentin e penalltisë. Momenti i penalltisë ka vend për diskutim, për shkak të interpretimit që mund t’i bëhet. Sapo gjyqtari akordoi 11-metërshin, Radas me shokë ishin shumë këmbëngulës që gjyqtari kishte akorduar penallti për prekje të topit me dorë. Nëse është kështu, atëherë do të ishte një gafë e madhe nga ana e tij.

Nëse faulli është akorduar për ndërhyrjen e Sambout në dëm të Ymerajt, atëherë kemi të bëjmë me një 11-metërsh, por çudia më e madhe është e gjyqtarit, i cili në atë moment nuk reagon fare dhe preferon që të hedhtë, duke i lënë të gjithë të aludojnë. Protestat e korçarëve tregojnë se vendimi është marrë për prekje të topit me dorë, por nga pamjet duket se është më e logjikshme të ketë akorduar penallti për ndërhyrjen e tij me këmbë. Një çudi më vete, pasi as lojtarët në fushë gjyqtari nuk i ka sqaruar, siç shihet dhe në video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *