Mourinho bën sherr me ndihmësin e tij

0

Çelsi ka fituar trofeun e parë sezonal në Angli. Të dielën në mbrëmje “Blutë” kanë mundur në një finale të gjithën londineze Totenhamin 2-1 duke marrë kështu për herë të pestë në histori kupën e Ligës. Një fitore e pastër 2-0 që i ka dhënë fund pritjes 2-vjeçare të Murinjos. Ndërkaq mediat britanike kanë nisur të zbulojnë detaje nga prapaskenat e suksesit të “Bluve”. Në fakt ka qenë trajneri i Çelsit, Zhoze Murinjo i cili ka zbuluar se është inatosur keq me një nga ndihmësit e tij teksa autobusi i lojtarëve të Çelsit po i drejtohej stadiumit “Ëembley” për finalen e madhe. Ndihmësi i Murinjos, Silvino Louro ka shpërthyer nga gëzimi në autobus në momentin që ka marrë vesh rezultatin e ndeshjes në Liverpul ku të kuqtë mundën Mancecster Sitin me shifrat 2-1. Siti është ndjekësi më i aftër i Çelsit në Premier ligë me 5 pikë larg tyre, por tashmë “Blutë” e Londrës kanë mundësi ta çojnë në 8 pikë avantazhin pasi kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Murinjo është xhindosur kur ndihmësi i tij i ka përcjellë ekipit rezultatin e Mançester Sitit. Murinjo dëshironte të mbante “sekret” këtë rezultat që të mos ndihmonte në përqendrimin e lojtarëve të tij përpara finales kundër Totenhamit. “E dija se do të ishte një mision i pamundur për të mbajtur të fshehur rezultatin e Sitit, por vendosa që lojtarët të mos kishin televizor as në hotel dhe aq në autobus. U thashë atyre se doja qetësi të plotë, as gëzim apo as trishtim nëse Siti do të mundej apo do të merrte një pikë në Liverpul. Deri në një pikë mendova se ia arriti, kur papritur një pjesëtar i stafit tim u hodh përpjetë nga gëzimi në autobus duke thënë se Siti ishte mundur 2-1. Në ato momente doja t’i hidhesha në fyt, sepse ai theu rregullat që kisha vendosur”- ka thënë Murinjo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here