Mou “driblon” gazetarët: Prej jush lë Runin jashtë!

0

Sot, Junajtidi pret Zoria Luhanskin në “Old Trafford”. Tekniku, fjalë të arta për Matën: Këtu e kam lojtar shumë të mirë. Ka gjetur habitatin natyral

Mançester Junajtidi sot e ka seriozisht. Pas humbjes në ndeshjen e parë në Europa Ligë nga Fejnordi, “Djajtë e kuq” do të presin ukrainasit e Zoria Luhanskit për herë të parë në histori në një përballje ku synohet vetëm fitorja. Anglezët janë të pamposhtur në gjashtë ndeshje kundër skuadrave ukrainase, por beteja e sotme do të jetë histori më vete. Uejn Runi mund të mos jetë titullar dhe kjo për një arsye psikologjike, të shpjeguar nga trajneri Zhoze Murinjo. Ky i fundit do ta mbrojë nga “gjahtarët” e medias. “The Special One” e la në stol kapitenin e tij në ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Leister Sitit dhe “Djajtë e kuq” i mposhtën 4-1 kampionët e Anglisë. “Unë, në fakt, deri sot (dje) isha plotësisht i bindur që Runi duhet të luante titullar nesër bazuar te gjendja e krijuar në ditët e fundit, por nuk jam i sigurt nëse duhet ta bëj dhe pikërisht prej kësaj gjendjeje që ju krijuat me të. Jam këtu për ta mbrojtur lojtarin tim dhe jo për ta vënë në vështirësi. Më duhet të analizoj nëse gjëja më e mirë për të është ta nisë ndeshjen nga fillimi, apo nuk është gati për këtë”, – shpjegoi Murinjo.

Sport Ekspres

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here