MotoGP | Vinjales mposht Markezin në Holandë, Rosit nuk i punojnë frenat

Assen është një nga pistat më emocionuese në MotoGP. Gara e zhvilluar në Holandë është fituar nga Maverik Vinjales, piloti i Jamahas.

Spanjolli ka lënë pas patriotin e tij Mark Markez, ndërsa podi kompletohet nga francezi Fabio Kuartararo. Treshja e dytë plotësohet nga italianët Andrea Doviciozo, Morbideli edhe Petruçi.

Garë për t’u harruar për Valentino Rosin, i cili u rrëzuar në xhiron e pestë dhe e mbylli garën para kohe.

Klasifikimi i përgjithshëm kryesohet nga Mark Markez i Hondës me 160 pikë, i cili ndiqet nga Doviciozo me 116 dhe Danilo Petruçi me 108 pikë.

Renditja e garës së sotme

Renditja e përgjithshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *