MotoGP | “Pole position” për Mark Markez, zhgënjejnë Rosi dhe Dukati

Nesër zhvillohet gara e çmimit të madh të Sachsenring. Mark Markez është treguar më i shpejtë se të gjithë sot dhe do të niset i pari në garën e nëntë të Botërorit, që zhvillohet në Gjermani

“Pole position” i pestë për spanjollin e Hondës, ndërsa pas tij renditen Fabio Kuartararo dhe spanjolli Maverik Vinjales.

Shumë dobët Dukati, me italianët Petruçi dhe Doviciozo, respektivisht në vendin e 12-të dhe 13-të. Nga vendi i 11-të do të niset Valentino Rosi, që shpreson të zhvillojë një garë të mirë.

Mark Markez mbetet favoriti kryesor për të triumfuar në tokën gjermane, por surprizat në sportin e MotoGP nuk përjashtohen kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *