MotoGP: Markez triumfon në Buriram dhe “prek” titullin e pestë, rikthehet Jamaha

0

Mark Markez ka fituar garën e Buriramit në MotoGP dhe është pranë fitimit të titullit të pestë në karrierën e tij. 25-vjeçari spanjoll i Hondës zhvilloi një duel fantastik me Andrea Doviciozon, i cili e mbylli garën në vendin e dytë.

Garë pozitive për Jamahan, që kthehet në podium  me Maverik Vinjales, i cili e mbylli në vendin e tretë, ndërsa Valentino Rosi përfundoi një vend më poshtë.

Markez dhe Doviciozo zhvilluan një duel shumë të bukur, por emocionet prekën kulmin në xhiron e fundit. Spanjolli e parakaloi italianin e Dukatit në kthesën e fundit, duke marrë fitoren dhe thelluar diferencën me 77 pikë me Doviciozon.

Mjafton që Markez të mos humbasë më shumë se dy pikë kundrejt Doviciozos në garën e Motegit, që zhvillohet pas dy javësh në Japoni dhe piloti i Hondës do të fitonte titullin e pestë në MotoGP.

Renditja e garës së Buriramit

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.