MotoGP, Dukati nuk njeh rivalë në Brno

0

Ashtu si provat zyrtare, edhe gara e Moto GP në BRNO në Çeki ka qenë emocionuese. Në fund ishte Andrea Doviciozo ai që triumfoi. Italiani e nisi garën i pari dhe në fund arriti të triumfonte. Dukati i tij i dha mundësinë të fitonte këtë garë, ndërkohë që në lartësinë e duhur ishte edhe Horge Lorenco, shoku i tij i skuadrës.

 

Ai e mbylli garën i dyti, ndërkohë që e kishte nisur nga vendi i katërt. Mark Markez e mbylli aty ku ish nisur: në vendin e tretë. Valentino Rosi nuk mundi dot që të zinte një vend më lart se pozicioni i katërt. Piloti italian humbi dy pozicione nga ai i nisjes, duke mos u renditur dot as në podium.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.