Motivim! “Ti kurë nuk do të jesh vetëm”, të gjithë në Europë vendosin këngën e Liverpulit

“You will never walk alone” është himni që e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës Liverpoolin në fushën e blertë, por tani është kthyer në këngën që po motivon gjithë Europën. Në plot 180 radio europiane është transmetuar kënga e klubit anglez si një motivim për të përballuar këtë luftë me pandeminë Covid-19 që ka mbërthyer tashmë kontinentin e vjetër.

Mëngjesi i sotëm ka nisur me himnin e Liverpoolit, teksa në orën 7:45 kanalet e radios në mbarë europën kanë vendosur në të njëjtën kohë këtë këngë, që tani kthehet në himin e gjithë kontinentit tonë. Fjalët e saj përcjellin mesazhe të forta si bashkimi dhe vetë tituli e shpreh qartë: “Ti kurrë nuk do të jesh vetëm”. Pikërisht kjo është motoja e duhur në këto momente të vështira, ku edhe pse të izoluar nëpër shtëpitë tona, sërish nuk do të jemi vetëm por do të mbështesim njëri-tjetrin nga larg./Sport Ekspres/