Moti i keq, rrezikohet shtyrja e ndeshjes së Serisë A

Fundjava që sapo ka nisur, do të ndikohet nga rreshjet e mëdha të shiut në krahinën e Ligurias në Itali. Prej së premtes, i gjithë rajoni është përfshirë nga moti i keq dhe stuhitë, të cilat do të vazhdojnë deri në ditët e para të javës së ardhshme.

Një situatë emergjence, e cila ka shqetësuar jo pak autoritetet lokale, larg së cilës nuk mund të qëndrojë as futbolli. Duke qenë se rreshjet e shiut do të vazhdojnë pa ndërprerje, moti mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt edhe në zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet Xhenoas dhe Udinezes, e cila ishte parashikuar të luhej në orën 15:00 në “Marasi”.

Në rast se emergjenca do të shkojë në nivelin e kuq, çdo eveniment sportiv do të pezullohet dhe do të shtyhet për tu zhvilluar në një tjetër datë, e cila do të përcaktohet më vonë. Në rast se niveli do të jetë portokalli, atëherë vendimi rreth ndeshjes, nëse Xhenoa-Udineze do të luhet apo jo, do ti takojë autoriteteve lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *