Moti i keq, ndryshojnë oraret e fundjavës në Shqipëri

Në fundjavë do të luhen ndeshje futbolli në të gjitha kategoritë në Shqipëri dhe si zakonisht orari i fillimit ka qenë ora 14.00 pasdite dhe 17.00 për ndeshjet me drita.

Megjithatë, moti i keq që ka pushtuar Shqipërinë nuk do të na lërë më për shumë kohë, ndaj në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë marrë masa.

Të gjitha takimet e orës 14.00 do të nisin një orë më herët, në 13.00, për të evituar problemet nga pllakosja e errësirës, problem që ka lindur që fundjavën që shkoi, me disa ndeshje në kategoritë e ulëta që në minutat e fundit ishin thuajse në errësirë.

Nëse në të shtunën e të dielën moti do të jetë mjaft i keq, nuk është çudi që të shtyhet e gjithë Kategoria Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *