Moshat, përcaktohet kalendari i Kupës së Shqipërisë: 32 skuadra në garë

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë një komunikatë zyrtare për shtyp duke përcaktua5r datën e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë për Moshat, që do të jetë 20 janari (pra, fundjava e ardhshme). Sektori i Garave pranë FSHF-së ka përcaktuar së fundmi edhe çiftet e përballjeve për 1/8-tat e Kupës së Shqipërisë në futboll për moshat U-17 dhe U-19, një kompeticion që regjistron kështu edhe edicionin e tretë, 2017-2018.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 32 skuadra në rang kombëtar të moshës U-17 dhe U-19. Ndeshjet e kësaj kupe do të luhen me sistem grumbullimi në Qendrën Sportive në Kamzë. Ndërsa takimet finale do të luhen në stadiumet e Elbasanit dhe të Tiranës. Më poshtë janë përballjet për 1/8-tat, teksa rregullorja e Kupës për vijimin parashikon që: Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 2 skuadrave të kualifikuara nga turi i dyte i Grupit A dhe Grupi B U-17 & U-19. 2 (dy) skuadrat e kualifikuara të grupit A do të jenë të vendosura në vazon e parë dhe 2(dy) skuadrat e kualifikuara të Grupit B do të jenë të vendosura në vazon e dytë. Skuadrat e vazos së parë do të luajnë me skuadrat e vazos së dytë që do të përcaktohen nga shorti. Ekipet fituese të dy çifteve gjysmë-finaliste do të luajnë ndeshjen finale për të përcaktuar skuadrën fituese të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *