MOSHAT | Laçi e Shkëndija në krye, Teuta dominon në grupin B

0

Janë mbyllur ndeshjet e javës së tretë të Kategorisë Superiore. Në grupin A Laçi dhe Shkëndija e Tiranës kryesojnë me nga shtatë pikë. Sot kanë fituar me të njëjtin rezultat 2-1. Kurbinasit mposhtën Porton, kurse Shkëndija Internacional Tiranën.

Tirana është ndalur në barazim 1-1 me Akademinë e Futbollit. Vllaznia kundër Ilirisë ka bërë detyrën në Shkodër, kurse të shtunën Partizani ka barazuar 4-4 me Akademinë Ajaks Shkodër. Në grupin B është Teuta që bën liderin.

Durrsakët mposhtën Pogradecin, kurse Flamurtari ka ngecur në Korçë me Skënderbeun. Fitore e Besës në shtëpi me Luftëtarin, ndërsa Shkëndija e Durrësit fitoi në transfertë me Tomorin. E vetmja ndeshje pa gola ishte ajo mes Elbasanit dhe Dinamos.

U19 Superiore – JAVA 3

Grupi A
Tirana-Akademia e Futbollit 1-1
Laçi-Porto 2-1
Vllaznia-Iliria 6-1
Shkëndija Tr.- Internacional Tirana 2-1
Partizani-Akademia AAS 4-4

Grupi B
Elbasani-Dinamo 0-0
Tomori-Shkëndija Dr. 1-3
Besa- Luftëtari 4-0
Skënderbeu-Flamurtari 2-1
Teuta-Pogradeci 3-0

Te paratërinjtë Vllaznia nuk fal. Gjashtë gola ndaj Briansit kanë shënuar kuqeblutë. Tirana ka fituar derbin me Akademinë e Futbollit, kurse derbi tjetër Shkëndija Tr.- Internacional u mbyll në barazim. Laçi mori humbjen e radhës në shtëpi me Porton, ndërsa të shtunën Partizani barazoi pa gola me Kukësin.

Teuta në grupin B ka kaluar me “poker” Pogradecin. Luftëtari e ka nisur mirë dhe sot ka mundur kampionët në fuqi të Besës në transfertë. Flamurtari është mposhtur në Korçë, kurse Elbasani-Dinamo dhe SH.S Pepa-Shkëndija Durrës u mbyllën në barazim.

U17 Superiore – JAVA 3

Grupi A
Tirana-Akademia e Futbollit 2-1
Laçi-Porto 0-3
Vllaznia-Brians 6-0
Shkëndija Tr.- Internacional Tirana 1-1
Partizani-Kukësi 0-0

Grupi B
Elbasani-Dinamo 2-2
Sh.S.Pepa-Shkëndija Dr. 1-1
Besa-Luftëtari 2-3
Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Teuta-Pogradeci 4-0

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.