Mosha mesatare shumë e madhe, Sampdoria akord me dy talentët e Interit

0

Dy talentet e akademisë së Interit, Marko Pompeti dhe Felice D’Amiço do t’i bashkohen skuadrës së Sampdorias, raporton Sky Sport. Pompeti do të kalojë në formë huazimi 1-vjeçar, ndërsa D’Amiço do të nënshkruajë një kontratë permanente në Xhenoa.

D’Amiço shënoi 7 gola në kampionatin italian i të rinjve, para se të transferohej te Kievo në janar në formë huazimi. Ndërsa Pompeti luajti 41 ndeshje sezonin e shkuar, duke dhuruar 12 asiste. Dy përforcime shumë të rëndësishme të Sampdoria, që mendon kështu edhe të ulë moshën mesatare në ekip.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.