“Mos u jepni miliona agjentëve, kemi hallin e… kokainës”

Atmosfera në stadiumet angleze është fantastike. Në fushë gjithçka shkon vaj, ritmi është i lartë, ka duele të zjarrta, gola spektakolarë dhe cilësi me bollëk. Njësoj është edhe në shkallë, por një problem iu madh po shqetëson vendin ishullor.

Përveç pasionit dhe mbështetjes për ekipet e zemrës, në tribuna është shtuar shumë përdorimi i kokainës! Diçka e tillë konfirmohet nga Mark Roberts, kreu i bordit të policisë që merret me sigurinë e stadiumeve. Konsumimi i pluhurit të bardhë ka rritur numrin e sherreve dhe konflikteve.

E dimë mirë efektin e kokainës mbi sjelljen e njerëzve. Përdorimi i saj mund të bëjë që të reagosh në mënyra të tilla që vështirësojnë punën e agjentëve. Nuk duhet të merremi me retorikë, por të reagojmë në mënyrë të vendosur dhe efikase. Duhet të organizojmë aksione jashtë stadiumeve. Bota e futbollit duhet të investojë për një gjë të tillë.

Mjafton që një pjesë të vogël të parave që ju dhurojnë menazherëve të lojtarëve, le t’i shpenzojnë për stjuartët dhe agjentët e sigurisë. Të gjithë preferojnë stadiume të bukura dhe pa probleme, por jashtë impianteve na bie ne barra për të zgjidhur çdo problem. Kokaina po shkakton shumë të tilla”, përfundon Roberts, i cili pohon faktin që sulmet dhe sherret janë rritur me 50% në krahasim me shifrat e dy viteve më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *