“Mos u çudisni, nuk i interesojnë duartrokitjet e shqiptarëve”! Kallaku për Ramën: Çoji infermiere Bufonit dhe Ronaldos

Një reagim mbi braktisjen e Ramës sa i përket futbollit shqiptar, ka ardhur edhe nga ylli i Teutës, Sherif Kallaku. Ky i fundit ka bërë edhe një paralelizëm mbi gjestin e fundit që ka bërë Shqipëria për dërgimin e 30 infermierëve në Itali.

Përfundimi është ky: “Duartrokitjet e shqiptarëve nuk vlejnë asgjë, ajo që kërkohet nga kryeministri, është të fitojë bujën ndërkombëtare”. Kështu shprehet Kallaku, që shkruan se Rama ka reaguar me plot arrogancë në ditën e sotme, teksa shumë lojtarë mbanin vështrimin për çeljen e fondit prej tij dhe për të marrë atë pagë që si e cilëson edhe kryeministri, rrogë lufte, por që nuk ka ndërmend të jepet as ajo nga qeveria. Në fund ka edhe një këshillë për të dërguar dy infermiere për mamanë e Bufonit dhe mamanë e Ronaldos. /Sport Ekspres/