“Mos të shkojmë fare po nuk besuam”, Aliti e Ujkani i japin zemër Kosovës

0

Kosova është gati për ndeshjen me Malin e Zi, ndërkohë që sot para mediave kanë dalë portieri Samir Ujkani dhe mbrojtësi Fidan Aliti. Në lidhje me ndeshjen e së premtes, por edhe për atë ndaj Bullgarisë, portieri i Kosovës deklaron:

“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë. Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë. Mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv.

Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin. Kemi mungesa të rëndësishme, por kanë ardhur djemtë të ri dhe konkurrenca është rritur shumë, andaj besoj se nuk duhet të jetë problem për ne mungesa e disa futbollistëve”, u shpreh Ujkani.

Më pas e mori fjalën Aliti: “Jemi të fokusuar te ndeshja me Malin e Zi. Nuk do të jetë e lehtë. Kemi respekt për kundërshtarin, por ne i dimë kualitetet tona. Stërvitjet kanë qenë shumë intensive dhe djemtë kanë punuar me përkushtim, prandaj besoj se do të hyjmë në ndeshje me mentalitet pozitiv”.

Sikurse dihet, ndeshja me Malin e Zi do të luhet pa praninë e publikut dhe Aliti shton:  “Kam luajtur ndeshje të tilla me Skënderbeun në Ligën e Evropës. Është ndeshje e veçantë, sepse çdo zë ndihet në fushë. Megjithatë, mund të jetë pozitiv. Kjo pasi komunikimi mes lojtarëve është më i lehtë dhe nuk ka zhurmë të shikuesve.

Kur e mendojmë se luajmë si mysafirë, mund të jetë pozitive për ne. Kam plotësisht besim te djemtë tanë. Nëse nuk besojmë në fitore ndaj Malit të Zi, më mirë mos të udhëtojmë fare. Unë besoj fuqishëm se do të kemi gjasa të mëdha për ta fituar ndeshjen”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.