Mos prisni shumë! Ahmataj: Kemi krijuar te tullumbace te Tirana, sikur do bëjmë namin ndaj Skënderbeut

Pritshmëria te Tirana është shumë e lartë dhe nga tifozët kërkohet që ekipi të fitojë sa më tepër ndeshje për të qenë në garë për titullin kampion. Ky presion ndikon për keq te futbollistët që kalojnë shumë mini-kriza gjatë kampionatit, duke i penguar për të arritur qëllimin.

Në drejtimin e Tiranës aktualisht është Julian Ahmataj, ndërsa është ende herët për të folur rreth fytyrës së re të bardhebluve. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Skënderbeut, por vetë tekniku paralajmëron tifozët që të mos presin shumë. Në deklaratën e dhënë para ndeshjes dhe e raportuar nga “Supersport”, thuhet qartë:

“Pushimi na ka shërbyer shumë, por gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken nga jashtë. Te Tirana krijohet një tullumbace, sikur ne do të bëjmë namin me Skënderbeun. Ne nuk jemi në këtë situatë, shumë lojtarë nuk janë stërvitur, disa lojtarë ishin me kombëtaret. Do të japim maksimumin dhe pastaj do shohim ku jemi. Asnjë nga ne nuk pretendon që në pak kohë të ndërtojmë një skuadër brilante”, ka thënë Ahmataj. /Sport Ekspres/