“Mos pini”/ Jurgen Klop vjen me këshillën ndryshe: Kam qenë tap te Dortmundi, do humbisni kujtimet e rëndësishme

Një njeri si Jurgen Klop suksesin nuk e arrin vetëm brend fushës së lojës, por edhe pas mikrofonëve të mediave. Intervistat e tij janë gjithnjë të veçanta dhe nuk kalojnë pa marrë vëmendje të gjerë nga tifoët. Karakteri i tij tejet karizmatik di si t’i bëjë për vete këta të fundit. Së fundi Klop ka folur për faqen e klubit të Borusias së Dortmundit, ku korri një sukses të jashtëzakonshëm dhe e ngjiti emrin e tij dhe të skuadrës në majat më të larta. Suksese të shumta arriti në krye të verdhezinjve, por që fatkeqësisht këto momente i ka të vështira t’i kujtojë. E fajin këtu e ka vetëm… alkooli.

Klop ka thënë se në sezonet e kaluara me Dortmundin ka qenë aq i dehur, sa në momentet e festimeve të arritjeve të klubit nuk mban mend asgjë. Për këtë arsye vjen edhe me një këshilë të vlefshme për të gjithë: “Mos pini, në të kundërt do të humbsi kujtimet e momenteve më të rëndësishme të jetës suaj“.

“Mënyra se si festuam ishte shumë origjinale. Ishte një festim i madh me gjithçka brenda. Nuk do të ketë një diçka të tillë sot. Kam qenë tapë në vitin 2011, por në 2012-n pas dopietës nuk më kujtohet vërtet festimi. E shihni se çfarë i bën alkooli njerëzve. Mos pini, përndryshe do të humbisni kujtimet e momenteve të rëndësishme në jetën tuaj“, ka thënë ndër të tjera Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *