Mos ndërhyni rëndë, Viola Spiro nuk ju fal!

0

Për futbollin diskutimet janë të shumta dhe temat më të nxehta lidhen shpesh me gjykimin. “Rusi 2018” pa shumë raste të dyshimta, por në ndihmë erdhi VAR-i. Por në fokus ishin edhe vajzat e bukura në tribuna, që madje u kthyen edhe në një problem, gjersa FIFA kërkoi që kamerat të mos fokusoheshin tek ato.

Në qendër të vëmendjes, si gjithmonë, kanë qenë edhe moderatoret, njëra prej tyre Viola Spiro. Bukuroshja korçare ka mbajtur “shtrënguar” para ekranit shumë shikues në RTSH, ndërkohë që tanimë bën që të kthehen sytë tek ajo prej disa fotove të postuara.

Si një personazh publik nuk i mungojnë ofertat edhe për reklama dhe një të tillë e ka bërë për një firmë kozmetike. Ajo që tërheq është fakti që Viola shfaqet si arbitre dhe nuk ngurron të nxjerrë edhe “kartonin e kuq”. Me këto foto që ka publikuar, me siguri do t’i shtohen edhe më shumë tifozët. E kush nuk e do të bukurën?! Apo t’u nxjerrë Viola kartonin e kuq…

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.