Mos na e fëlliqni edhe këtë kampionat!

0

Të jemi të sinqertë: ndere, lëshime, tolerime e ndihma ka pasur gjithmonë në Shqipëri, edhe kur sistemi famëkeq para viteve ’90 të rraste në burg sepse ankoheshe për mungesën e ndonjë ushqimi jetik. Nëse një klub luan kot javët e fundit, pse mos ta ndihmojë një tjetër? Nuk jemi anglezë, apo jo? Dakord, por demokracia na solli shumë sëmundje të reja, në çdo fushë të jetës. Në futboll na erdhën bastet, ato ku mund të fitosh disa mijëra euro në pak minuta, duke hapur pak, por fare pak, shalët. Kemi një dekadë, e pakta, që zhvatim kompanitë e basteve, kineze, evropiane e ç’të dalë përpara.

Këtë vit, duke marrë shkak edhe nga “bombat” e Sportradarit dhe UEFA-s, u trembëm. Do bëhet nami, thamë! Nami nuk u bë, ku merr vesh UEFA? Ku dinë ata ç’bëhet në Shqipëri? Ne jo vetëm që ndihmojmë, tolerojmë, vendosim cilin kemi aleat sot e cilin do zhytim nesër, por ndërkohë bëjmë edhe ndonjë euro. Duan rrogat çunat! Me pak lezet, ose pa lezet fare, po fillojnë të ndyjnë duart e këmbët, siç e pamë dje.

Teuta, për shembull, dukej sikur ishte 25 pikë larg zonës së ftohtë dhe bënte llogaritë për ndeshjen e ardhshme, ndërkohë që Partizani zbavitej, shënonte për qejf, edhe kur nuk donte. Në fund, penalltia e dhuruar nga Teuta u shënua, por Sukaj dukej sikur donte të thoshte: Hajde gol, hajde, as në stërvitje nuk shënoj kaq lehtë!

Andej nga Kukësi, thuajse e njëjta tablo: Tirana, ashtu si Teuta, dukej sikur kishte shpëtuar para një muaji dhe sikur e kishin detyruar të futej në fushë. Dakord, ka derbin javën tjetër, a thua se do bëjë “vezën e kuqe” ndaj Partizanit, por në momentin kur është duke u mbytur, mirë është që të mundohet, fundja Vllaznia e gjorë e bëri dhe ndali kryesuesit.

Ah, po, Vllaznia akuzohet se luan ndershëm e fort! Turp të kesh, Vllazni!!!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image