“Mos më mendoni si diktator, por duhet respekt për popullin”

 

Panuçi “ngre zërin”: Nuk e di e nuk më intereson si ka funksionuar më parë, ndoshta të dëmtuarit nuk vinin, ndoshta e zgjidhnin sipas dëshirës orarin e avionit, por unë nuk e lejoj më”

“Para grumbullimeve ka rregulla: duhet të paraqitesh në kombëtare me një dokument ku të thuhet nga klubi se është i dëmtuar. Pastaj, mjeku i kombëtares e viziton dhe e rinis për në shtëpi. Basha erdhi sepse nuk nisi asnjë certifikatë. Nëse do ta lija pushim dhe ai të dielën do të luante, do të më telefononte trajneri i Empolit dhe do të më pyeste: Pse Veseli në kombëtare dhe Basha pushim? Për këtë arsye, Basha erdhi, ndenji 3 ditë me ne, nuk ishte mirë, Basha më siguroi që nuk do të luante me Barin dhe e nisëm në shtëpi. Mjeku i kombëtares tentoi të fliste me mjekun e Barit, por ishte e pamundur. Latifi: erdhi vetëm me një letër që duhet të qëndrojë tre javë pushim. Fola me lojtarin dhe më tha që është mirë.

Kjo është diçka shumë serioze, në kombëtare duhet të vish për t’u vizituar, është urdhër i FIFA-s, jo i imi. Ka kontrolle, nuk mjafton një letër ku thuhet që duhet të pushosh tre javë. Strakosha erdhi, pati probleme pas pak ditësh, bëmë një ekografi dhe e nisëm për në shtëpi. Duhej të pushonte dy javë, Lacio e futi direkt, është problemi i tyre, ata rrezikojnë. i kam thënë skuadrës, kur dikush dëmtohet, vjen, vizitohet dhe kthehet në shtëpi. Ky quhet normalitet, nuk bën më askush si të dojë. Nuk e di e nuk më intereson si ka funksionuar më parë, ndoshta të dëmtuarit nuk vinin, ndoshta e zgjidhnin sipas dëshirës orarin e avionit, por unë nuk e lejoj. Nuk jam diktator. Duhen rregulla për të arritur rezultate, sepse edhe unë e kam të lehtë të vij, të marr pagën, të ulet e t’u jap disa jelekë lojtarëve, të bëjnë ç’të duan. Duhet respekt, për federatën dhe gjithë kombin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *